Ali Ahmeti e komenton vendimin e presidentit Ivanov

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në lidhje me vendimin e sotëm të presidentit Gjorge Ivanov për amnistimin e politikanëve që janë nën hetim, vlerëson se vendimi i presidentit asgjë nuk do të zgjidh.

Ahmeti tha se vendimi i Ivanovit është i pamenduar dhe se ka kërkuar ndihmë nga Komisioni Evropian që të gjejnë një zgjidhje, që sipas tij, është thelluar.

Përndryshe sot pasdite, presidenti Gjorge Ivanov ka njoftuar se ka sjell vendim që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg.

Ivanov me këtë rast nuk ka nënvizuar se për cilët politikanë bëhet fjalë. Ivanov ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregoj përmes procedurës gjyqësore.