Ali Ahmeti faleminderon mjekët dhe policët

Ali Ahmeti faleminderon mjekët dhe policët

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në faqen e tij zyrtare në Facebook ka postuar një video faleminderuese për të gjitha shërbimet publike, si mjekët, policët dhe gjithë të tjerët të cilët po përballen në vijë të parë me pandeminë CoVid-19.

Në emër të të gjithë ne, shpreh faleminderimet më të sinqerta për gjithë stafin mjekësor, policët, dhe të gjitha shërbimeve tjera që u vunë në ballë të rezistencës gjatë këtyre javëve të vështira të përballjes me CoVid-19.

Jam mirënjohës dhe faleminderues bashkë me të gjithë qytetarët. ” shkruan Ahmeti.