Ali Ahmeti frymëzon funksionarët e BDI-së për të kërcënuar gazetarët dhe mediumet!

Ali Ahmeti frymëzon funksionarët e BDI-së për të kërcënuar gazetarët dhe mediumet!

Sipas mendimit tim, ai është ideologu dhe frymëzuesi i të gjitha presioneve që bëjnë funksionart e BDI-së kundër gazetarëve dhe mediumeve. Ai këtë e ka thënë edhe publikisht në tubim parazgjedhor, kur fliste për “nxirje, djegi, shkrumbosje” të gazetarëve, analistëve e publiçistëve

Edhe pse nuk jam student në gazetari, prapë se prapë i jap mbështetje të plotë protestës së gazetarëve që do të mbahet sot në ora 12 para qeverisë, kundër kërcënimeve që i janë bërë kryetarit të Shoqatës së gazetarëve, Naser Selmani. Edhe pse mendoj se ndoshta adresa më e saktë për këtë protestë nuk do të ishte qeveria, por selia e BDI-së në Reçicë të Vogël. Selia në të cilën mrizon kryetari i partisë ‘blu” Ali Ahmeti. Sipas mendimit tim, ai është ideologu dhe frymëzuesi i të gjitha presioneve që bëjnë funksionart e BDI-së kundër gazetarëve dhe mediumeve. Ai këtë e ka thënë edhe publikisht në tubim parazgjedhor, kur fliste për “nxirje, djegi, shkrumbosje” të gazetarëve, analistëve e publiçistëve.

Frymëzim tjetër që Ali Ahmeti ua ka bë funksionarëve të BDI-së qëtë bëjnë preison ndaj gazetarëve dhe mediumeve, janë edhe paditë e tij kundër gazetës Lajm. Ky patriot i madh shqiptar, nuk e ka parë të nevojshme së paku që të gjejë një avokat shqiptar, po Lajmin e ka paditur me avokat maqedonas dhe në gjuhën maqedonase. E keqja duhet goditur në kokë e jo në bisht. Prandaj për të ndalur kërcënimet dhe presionet e funksonarëve të BDI-së kundër gazetarëve, presioni më i madh duhet t’i bëhet Ali Ahmetit, shembullit të keq se si nuk duhet të jetë një politikan.