Ali Ahmeti fton liderët shqiptar për bashkëpunim, mos qenka në zor si në vitin 2016?

Ali Ahmeti fton liderët shqiptar për bashkëpunim, mos qenka në zor si në vitin 2016?

Nuk jemi mësuar ta dëgjojmë kryetarin e BDI-së me mesazhe unifikuese, përveç se kur ka ndonjë zor.

Zakonisht ai flet për bashkëpunim të mirë herë me VMRO-në, herë LSDM-në, por tek shqiptarët bën apele përçarëse të stilit “bashkohuni të gjithë kundër BDI-së”.

Mirëpo sot qenka paraqitur me apel për bashkim, si në vitin 2016. Me këtë ai si duket ka konfirmuar vlerësimet e analistëve shqiptarë se rezultatet e tanishme të BDI-së procentualisht janë më të dobëta se rezultatet që pati kjo parti në vitin 2016. Kurse zori si duket nuk qenka i vogël, sepse Ahmeti nuk e paska harruar as Vesel Memedin.

“Të nderuar miq, ju faleminderit për mbështetjen tuaj të madhe dhe për zhvillimin e një proçesi shembullor zgjedhor gjer në këto çaste.
Sot pranova mijëra urata nga të gjitha trojet tona për të cilat jam shumë mirënjohës.
Gjithashtu, sot realizova biseda telefonike me Kryetarin e PDSHsë z. Menduh Thaçi, dhe Kryetarin e Lëvizjes Besa, z. Bilall Kasami, ndërsa do të realizoj biseda edhe me Kryetarët e partive tjera shqiptare, z. Gashi, z. Sela dhe z. Memedi për ta vlerësuar bashkarisht rezultatin zgjedhor dhe për të këmbyer mendime. Bashkë jemi më të fortë”, shkruan Ahmeti në Facebook.