Alicia Keys i befason fansat, pas Grammyt publikon këngën e re

Alicia Keys i befason fansat, pas Grammyt publikon këngën e re

Pasi e udhëhoqi ceremoninë e sivjetme të Grammy Awards, Alicia Keys e ka publikuar këngën e re të titulluar “Raise a Man”, e cila flet për meshkujt e mirë dhe se të tillë duhet të ketë më shumë.

Këngëtarja amerikane këndon për një mashkull për të cilin ndihet sërish e pafajshme dhe për të ndihet e veçantë.

38-vjeçarja nuk ka sjellë materiale të reja muzikore që nga viti 2016, ndërsa projekti i ri ka ardhur si befasi për fansat e saj.

Keys ka qenë udhëheqëse e edicionit të 61-të të Grammy Awards, ceremoni në të cilët ka fituar plot 15 herë gjatë karrierës së saj.

Lexo po ashtu:

Theksojmë që “Fallin’” është një prej këngëve më të suksesshme të Alicia nga albumi i saj debutues, “Songs in A Minor”. Kënga u lansua më 2 prill të vitit 2001, ndërsa është shkruar dhe prodhuar nga vet këngëtarja.

Alicia Keys si nikoqire e Grammy Awards (Foto: Emma McIntyre/Getty Images for The Recording Academy/Guliver)

Kjo baladë arriti sukses të madh global duke kryesuar në US Billboard Hot 100 dhe në shumë top-lista tjera botërore. Në ceremoninë e Grammy Awards të vitit 2002, u shpall kënga e vitit, kënga më e mirë R&B dhe vokali më i mirë femëror dhe incizimi i vitit.

Në jetën personale, këngëtarja është e martuar me Swizz Beatz, me të cilin i ka dy djem, Egypt tetëvjeçar dhe Genesis katërvjeçar. /Telegrafi/

TAGS