8 May 2018 / 10:14
Deputeti Ejup Alimi dhe funksionari tjetër i BDI-së, Ismet Guri sot sërish në gjykatë për rastin “Titanik 3”. Procesi gjyqësor që duhej të fillonte më 27 prill në Gjykatën Penale u shty për sot, për shkak të mos-pranisë së avokatit Milanko Elenov.
Por edhe më parë ishte shty një seancë për shkak të një udhëtimi zyrtar të deputetit Alimi në Shqipëri. Në rastin “Titanik3” që është në kompetencë hetimore të Prokurorisë Speciale Alimi dhe Guri ngarkohen akuzohen për asgjësim të materialit zgjedhor.