Alimi: Të lehtësohet procedura për marrjen e nënshtetësisë

Alimi: Të lehtësohet procedura për marrjen e nënshtetësisë

Komisioni parlamentar për monitorimin e punës së DSK-së dhe Agjencisë së Inteligjencës, shqyrtoi raportet vjetore të dy organeve të lartpërmendura të sigurisë.

Për shkak të përmbajtjes së klasifikuar, anëtarët e komisionit dhe drejtorët e DSK-së dhe Inteligjencës nuk dhanë detaje nga raportet. I pari DSK-së, Goran Nikollovski theksoi se është duke u hartuar telegram për nevojën e ndryshimit të mentalitetit në shërbimet sekrete.

Por, Ejup Alimi i BDI-së ka kërkuar nga DSK-ja lehtësimin e procedurës për marrjen e nënshtetësisë.

“Përgjigjet për pëlqim për shtetësinë t’i japin në kohë më të shkurtër. Ata premtuan se kanë filluar me ndryshimin e procedurave, respektivisht procedura pas adresimit në MPB, në afat praj gjashtë muajve të marrin përgjigje nga institucioni relevant si dhe për bazë të merren bazat vetëm për aplikuesit dhe të mos shtrihen kërkesat edhe për rrethin më të gjerë siç ishte praktikë deri më tani”, theksoi Ejup Alimi, deputet i BDI-së.