Alisson barazon rekordin e De Geas, ka edhe katër ndeshje për ta thyer atë

Alisson barazon rekordin e De Geas, ka edhe katër ndeshje për ta thyer atë

Portieri i Liverpool, Alisson Becker, është duke justifikuar secilin milionë të shpenzuar për të.

Becker u transferua tek skuadra e Liverpool nga Roma, duke vendosur rekord botëror për çmimin e një portieri.

Në kohën kur ‘The Reds’ po japin gjithçka për të fituar Premierligën, të njëjtën gjë po bën edhe braziliani me pritjet e tij.

Punë të mirë Alisson bëri edhe mbrëmë kundër skuadrës së Chelsea, duke mbajtur portën e paprekur në fitoren 2:0 të skuadrës së Jurgen Klopp.

Me ndeshjen e mbrëmshme, Alisson ka barazuar rekordin e David de Gea, për më së shumti ndeshje pa pësuar gol, transmeton lajmi.net.

Ai tashmë numëron 18 ndeshje pa pësuar gol këtë edicion, aq sa kishte edhe spanjolli gjatë sezonit të kaluar.

Edhe portieri i Manchester City mund ta kalojë këtë rekord, pasi ai numëron 16 ndeshje me rrejtën e paprekur, me pesë xhiro për tu luajtur.

De Gea kishte fituar dorezën e artë pasi mbajti 18 herë portën të paprekur. Të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe brazilianët Alisson Becker e Ederson Moraes, por çmimi individual për ta do të varët edhe nga titulli i Premierligës. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS