Alisson: Liverpool nuk po ndjenë presion, jemi të fokusuar

Alisson: Liverpool nuk po ndjenë presion, jemi të fokusuar
Tash esht Koha

Portieri brazilian i Liverpool, Alisson Becker, ka thënë se skuadra e tij është e qetë në garën për titullin e Premierligës.

Becker insiston se skuadra e tij nuk po ndjenë aspak presion, përkundër faktit se ata janë në garë për dy trofe shumë të rëndësishëm.

Liverpool po synon triumfin në Premierligë, triumf që nuk e njeh për 29 vitet e fundit, si dhe është në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Me gjithë mundësinë e artë, portieri brazilian insiston se skuadra po i merr ditët me qetësi dhe është pa presion.

“Nuk ka presion. Është një ndjenjë që e di se ti ke mundësinë për të fituar, një ndjenjë përgjegjësie” ka thënë Alisson, transmeton lajmi.net.

“Ne luajmë në një skuadër të madhe si Liverpool, me tifozë pasionantë, të cilët interesohen shumë për Premierligën, por edhe për Ligën e Kampionëve” ka thënë tutje ish anëtari i Romës.

“Kështu që ne ndjejmë përgjegjësi, por ne e marrim me qetësi dhe provojmë të luajmë sa më mirë që mundemi në fushën e blertë” ishin fjalët e Alisson Becker.

Liverpool ka në maksimum edhe shtatë ndeshje për të luajtur këtë edicion dhe nëse ata fitojnë në të gjitha këto, ata me garanci do të fitojnë një titull. /Lajmi.net/

[embedded content]

Tash esht Koha
TAGS