Aliti flet para ndeshjes me Anglinë: Nuk ia kemi frikën askujt

Aliti flet para ndeshjes me Anglinë: Nuk ia kemi frikën askujt
19:57 | 9 Shtator 2019

Qendër mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, ka dhënë komentet e tij para ndeshjes Angli – Kosovë.

Kombëtarja Dardane luan në udhëtim kundër Anglisë, në ndjekje të ëndrrës për Kampionatin Evropian.

Para kësaj sfide, disa fjalë ka thënë njëri nga më të mirët kundër Çekisë, Fidan Aliti, i cili ka thënë se nuk iu frikësohen kundërshtarëve.

““E dimë çfarë ekipe ka Anglia, por duhet të luajmë ashtu siç luajtëm kundër Çekisë dhe të mos ndryshojmë filozofin tonë” ka thënë Aliti, përcjell lajmi.net.

“Nuk kemi frikë, por kemi respekt për gjithë futbollistët e Anglisë, siç kemi për ekipet tjera. Është e qartë që Anglia është një ekip krejt tjetër, një niveli tjetër, por nuk kemi frikë, vetëm respekt për ta”, shtoi qendër mbrojtësi.

Fidan Aliti u paraqit në konferencë për shtyp krahë selektorit Bernard Challandes. /Lajmi.net/

TAGS