Alketa Vejsiu prezantoi në “Sanremo”, ja çfarë shkruajnë mediat italiane

Alketa Vejsiu prezantoi në “Sanremo”, ja çfarë shkruajnë mediat italiane
Tash esht Koha

Prezantimi i Alketa Vejsiut në Festivalin e Sanremos është në qendër të vëmendjes që prej mbrëmjes së djeshme. Pezantuesja  u komentua jo vetëm nga mediat shqiptare por edhe nga ato italiane. Ja çfarë shkruan për të:





Është e bukur, energjike si një vullkan dhe e pasur me një karizëm të madhe dhe në skenën e Aristonit pranë prezantuesit Amadeus duket se vodhi gjithë shfaqjen.

Dirigjentja shqiptare shkëlqeu me veshjet e saj dhe rrëmbeu zemrat e publikut jo vetëm me bukurinë  por edhe me fjalimin që mbajti.

Alketa 36 vjeç, është një burim energjie dhe gjallërie. E diplomuar në ekonomi, stiliste, producente, sipërmarrëse dhe mbi të gjitha prezantuese, ajo është një nga fytyrat më të njohura të televizionit shqiptar.

Ajo ka prezantuar edicionet lokale të programeve më të rëndësishme si “Dancing with the stars”, “Tale e cosa show”, “X Factor” dhe “C’e posta per te”, si dhe ekuivalentin e festivalit tonë Sanremo .

Vejsiu është jashtëzakonisht e rezervuar për jetën e saj private, dhe në fakt lejon pak ose aspak të flasin për të në mediat sociale. Ne dimë për të që ajo është martuar me Ardi Nelaj, me të cilin ka dy fëmijë.

E shkëlqyer dhe me një buzëqeshje ngjitëse, gjatë mbrëmjes së festivalit ajo nuk e la veten të pushtohej nga emocionet.

Ajo arriti të bëntë për vete  shikuesit me veshjet marramendëse, por pushtoi edhe admirimin e audiencës me mënyrën e embël se si fliste.

Alketa gjithashtu arriti të pushonte zemrat tona me një monolog kushtuar Italisë dhe dashurisë së saj për italianët, dashuri që është reflektuar dhe në postimet në rrjetet sociale.

Tash esht Koha
TAGS