Alketa Vejsiu shkëlqen me fustan të bardhë në natën e parë të festivalit

Alketa Vejsiu shkëlqen me fustan të bardhë në natën e parë të festivalit
Tash esht Koha
21:01 | 19 Dhjetor 2019

Foto: Instagram

Sonte po mbahet nata e parë e “Festivalit të Këngës”.

Alketa Vejsiu do ta drejtojë edicionin e sivjetmë të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, shkruan lajmi.net.

Ky festival po mbahet në Pallatin e Kongreseve, ndërsa fituesi do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”.

Alketa ka zgjedhur që në natën e parë të festivalit të vishet me një fustan të bardhë, në të cilin duket për mrekulli.

“Nata e pare! Fest 58!”, ka shkruar ajo sipër një fotoje që e postoi së fundi në Instagram. /Lajmi.net/

Tash esht Koha
TAGS