Allegri: Ronaldo nuk e garanton triumfin në Ligën e Kampionëve

Allegri: Ronaldo nuk e garanton triumfin në Ligën e Kampionëve

Massimiliano Allegri është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Fiorentinës.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë se Cristiano Ronaldo nuk mund ta garantojë triumfin në Ligën e Kampionëve, pas eliminimit në çerekfinale nga Ajax.

Allegri u paraqit në konferencë për media para duelit me Fiorentinën, të shtunën në Serie A, transmeton lajmi.net.

“Cristiano Ronaldo + Juventus = nuk është i sigurt triumfi në UEFA Champions League. Futbolli nuk është shkencë ekzakte. Por, tani nuk ia vlen të flasim për Champions, duhet të mendojmë ta fitojmë Scudetton”, u shpreh Allegri. /Lajmi.net/

TAGS