Allegri: Taktikat janë broçkulla, futbolli është art

Allegri: Taktikat janë broçkulla, futbolli është art
23:53 | 19 Dhjetor 2019

Massimiliano Allegri ka dhënë disa deklarata interesante kur ka folur për pikëpamjet e tij mbi futbollin.

Allegri kaloi disa vite të mrekullueshme në Serie A, duke udhëhequr skuadrën e Milan dhe atë të Juventus.

Ai fitoi me të dy skuadrat titullin e kampionit dhe njihet si një trajner taktik, por deklaratat e fundit kanë lënë të kuptojnë se taktikat nuk vlejnë shumë për Maxi.

“Në Itali, taktikat, skemat, janë broçkulla. Futbolli është art dhe artistët janë lojtarët e klasit botëror” ka thënë Allegri për ‘ESPN’, transmeton lajmi.net.

“Nuk duhet t’i mësosh atyre ndonjëgjë, vetëm duhet t’i admirosh. Krejt çka duhet është t’i vendosësh në kushte të mira që të bëjnë mirë” ka shtuar trajneri italian.

Allegri është momentalisht pa punë dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave si Manchester United apo edhe Bayern Munich. /Lajmi.net/

TAGS