Alli kërkohet nga gjiganti evropian

Alli kërkohet nga gjiganti evropian

Dele Alli do të largohet nga Tottenham vetëm në rast të një super oferte.

Mesfushori anglez, siç ka bërë të ditur Telegraph, nuk do të lëvizë nëse nuk do të vijë një ofertë që do të konsiderohet e përshtatshme nga presidenti i Spurs, Daniel Levy.

Nuk përjashtohet as mundësia e një transferimi me formulën e huazimit: Paris Saint-Germain po mendohet, por nuk do të jetë e lehtë të gjejë një marrëveshje ekonomike me klubin londinez.