Almakos: Analizë/ Mijëra refugjatë sirian po vdesin për bukë; policia maqedonase i torturon..

Nuk janë as më pak e as më shumë se 11 mijë e 200 refugjatë të  bllokuar në kalimin kufitar Idomeni në veri të Greqisë, pasi vendet e Ballkanit kanë mbyllur kufijtë qysh në mes të shkurtit. Situata e tyre është alarmante ku për të ndaluar tentimet e refugjatëve që të kalojnë gardhin që ndan Maqedoninë prej Greqisë, trupat policore maqedonase kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj sirianëve, që më së shumti ishin gra, të moshuar dhe fëmijë. Ajo që është më e keqja, se jo vetëm Maqedonia por të gjithë vendet e Ballkanit që nga mesi i muajit shkurt kanë mbyllur kufijtë për refugjatët.

maqedoni

Për të mësuar më shumë rreth gjendjes së refugjatëve dhe qëllimeve të tyre, portali Almakos ka kontaktuar kryetarin e organizatës joqeveritare për ndihma të refugjatëve “Legis”, Jasmin Rexhepin. Sipas Rexhepit situate në Idomeni vazhdon të mbetet shqetësuese, ku përveç se refugjatëve i’u është mohuar e drejta e qarkullimit, ata për momentin po vuajnë edhe për ushqim të rregulltë dhe kushte më të mira higjienike. Ndërsa dikush nga Greqia po shfrytëzon gjendjen e tyre dhe i gënjejnë me mallverzime kinse do kalojnë kufirin.

“Është katastrofale. Gjithçka është e paorganizuar. Jetojnë në kushte të këqija. Janë të nvarrur nga ndihmat humanitare. Nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe mjete higjienike. Kanë shpresë të rrejshme që do vjen dikush e do i’u ndihmon që të vazhdojnë rrugës për në vendet e BE-së. Këtë dikush po e shfrytëzon dhe po i fut me zor që të kalojnë nga Greqia në Maqedoni. Për këtë shkak ndodhi edhe konflikti i djeshëm ndërmjet rrefugjatëve dhe policisë maqedonase”, deklaroi Jasmin Rexhepi për Almakos.

Nga ana tjetër kemi vendkalimin kufitar të Tabanovcës, që për momentin i ngjan një fshati të tërë me emigrantësh të varfër. Sipas aktivistit Avni Salii për momentin në Tabanovcë janë të vendosur rreth 1 mijë emigrantë nëpër kampe të improvizuara që aspak nuk i plotësojnë kushtet për qëndrim.

“Ka 9 javë që janë ngujuar mbi 1 mijë refugjatë në kampe të improvizuara të ngujuar pa të drejtë për ta lëshuar kampin(i cili kohëve të fundit është shndërruar në burg modern). Ajo që është më e keqja se edhe organizatave joqeveritare i’u është ndaluar qasja që të ndihmojnë drejtpërdrejt, kështu që ka gati 2 javë që refugjatët furnizohen me ushqim shumë të dobët dhe të papërshtatshëm. Atje as nuk ka kushte për tu pastruar, nuk ka higjien të mjaftueshme, ku tek disa refugjatë është përhapur edhe zhuga si sëmundje e lëkurës”, deklaroi Avni Salii, aktivist vullnetar për Almakos. Më poshtë Almakos siguruar dhe publikuar foto të ushqimit që konsumojnë refugjatët.