Almakos: Analizë/ Vendimi i Ivanov për amnisti stimulon themelimin e Gjykatës Speciale

Pas vendimit të presidentit të shtetit Gjorgji Ivanov për t’i amnistuar të gjithë funksionarët politik të akuzuar në aferën e përgjimeve, në opinion e më gjërë u hapën shumë dilema. Njëra ndër to ishte edhe fati i Prokurorisë Speciale dhe mundësia për propozim të ndërkombëtarëve që në Maqedoni, për të gjitha rastet e lartëpërmendura të vendos një Gjykatë Speciale me ç’rast do shpallet nule vendimi i Ivanov për amnisti.

Gazetari Memedali Jusufi dhe njëherit anëtar në Këshillin Opozita,  në një prononcim për Almakos ka deklaruar që në Maqedoni tashmë një kohë të gjatë nuk mund të flitet për shtet ligjor, andaj edhe nuk është e çuditshme nëse së shpejti ndërkombëtarët të propozojnë themelimin e një Gjykate Speciale.

“Në këto kushte pa gjykatë speciale nuk mund të funksionoj shteti ligjor. Pritet thellim të krizës dhe së këndejmi me presion të faktorit ndërkombëtarë mund të pritet një marrëveshje e tipit të Përzhinos dy ku do precizohen edhe ingerencat e Gjykatës Speciale që do merrej me të gjitha akuzat e prokurorisë special”, deklaroi Memedali Jusufi.

Jusufi gjithashtu vlerson se në munges të funksionimit të gjykatave në vend përfshi edhe gjykatën kushtetuese që i’a mundësoi Ivanovit të drejtën për të amnistuar kriminel, me ardhjen eventuale të funksionimit të Gjykatës Speciale vihen në pikëpyetje edhe shumë çështje përfshi këtu edhe amnistin.

“Pushteti aktual me shpërthimin e ashtuquajturave bomba apo afera e përgjimeve e ka humbur edhe legjimitetin. Së këndejmi pritet të realizohet një nga kushtet e ndërkombëtarëve, pra ndarjen e partisë nga shteti ku do të pezullohen vendimet e më hershme përfshi amnistin e presidentit por gjithsesesi deri atëhere do kemi protesta në rrugë për ty kthyer normaliteti në shtet”, shtoi Jusufi.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellë të shqetësuara nga lajmërimi i presidentit të Maqedonisë Ivanov për faljen e personave që janë subjekt i hetimeve lidhur me skandalin e përgjimit, dhe me këtë edhe shuarjen e Prokurorisë Speciale si institucion i pavarur për hetimin e veprave penale që dalin nga përgjimet. Ata porosisin presidentin Ivanov që të rikonsiderojë vendimin e tij dh eta lërë të qetë Zyrën e Prokurorisë Speciale.

“Nëse implementohet, ky vendim do të mbrojë funksionarët e korruptuar dhe do ta mohojë drejtësinë për qytetarët e Maqedonisë. Gjithashtu do ta minojë sundimin e së drejtës, integritetin e institucioneve gjyqësore dhe kredibilitetin e përpjekjeve të liderëve për vlerat fondamentale të NATO-së dhe BE-së. Si miq të Maqedonisë, Shtetet e Bashkuara e rekomandojnë fuqishëm presidentin Ivanov që ta rikonsiderojë vendimin e tij, dhe ta lërë Zyrën e Prokurorisë Speciale – të formuar si pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos – që ti hetojë indikacionet serioze për krime nga ana e Qeverisë, dhe ti lejojnë gjykatat të bëjnë punën e tyre”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së.

Gjithashtu SHBA inkurajojNë Qeverinë dhe partitë që të vazhdojnë të punojnë për reformat që do ti forcojnë institucionet demokratike dhe ta kthejnë Maqedoninë në rrugën e zgjedhjeve kredibile dhe integrimit euro-atlantik.