Almakos :Ivanov amniston maqedonasit e korruptuar, shqiptarët e pafajshëm “kalben” burgjeve; reagon Osmani..

Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, në një pres konferencë të jashtëzakonshme ka informuar se i ka amnistuar politikanët më të lartë të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Ivanov i ka amnistuar nga veprat penale ish shefin e policisë sekrete, Sasho Mijallkov, ish ministren Gordana Jankullovska, Kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe ish ministrin e brendshëm në vitin 2001, Ljube Boshkovski.

Në këtë listë të amnistimit gjendet edhe ish ministri i transportit, Mile Janakievski. Kjo falje publike nga ana e Presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, ka shkaktuar një tronditje të madhe në Maqedoni, për shkak se këtu falen vetëm maqedonasit dhe asnjë shqiptarë.

Nga ana tjetër kur me një vendim të Presidentit Ivanov falen veprat penale të politikanëve, atëherë puna e PSP-së është e pavlevshme.

Të paktën kështu mendon edhe Profesori universitar në Universitetin e Tetovës, Afrim Osmani i cili po ndjehet i shokuar nga vendimi i fundit i Presidentit Gjorge Ivanov. Ai në një prononcim për Almakos theksoi që më tragjike është fakti se përveç politikanëve aktual amnistohet edhe ish ministri i brendshëm, Ljube Boshkovsi i cili në vitin 2001 në Luboten të Shkupit kreu masakrën e paparë ndaj shqiptarëve të pafajshëm të këti fshati. Profesori Osmani është kategorik se nëse falen politikanët të cilët kanë bërë vepra penale, atëher pse mos të falen shqiptarët e burgosur të rastit “SOPOT”, “MONSTRA” dhe të tjerë.

“Ashtu edhe siç pritej, pasi që gjykata kushtetuese ia zgjidhi duart kryetarit të shtetit që ti falë të gjithë personat-politikan që dyshohen për krim të organizuar, keqperdorime të detyrës zyrtare, për veprat që kanë të bejnë me zgjedhjet, pedofilat etj. Abolicion për të gjithë politikanët ndaj të cilëve u inicuan procedura penale nga ana e Prokurorisë Themelore si dhe një falje për një politikan që është duke e vuajtur dënimin- brat Lube. Ateherë pse kryetari mos ti fal personat e dyshuar per rastin MONSTRA, per rastin e Kumanovës, Sopotit etj. Sipas ketij vendimi te kryetarit të shtetit ska pse ekziston më prokuroria speciale”,deklaroi Afrim Osmani, profesor i shkencave penale.