Almeda Abazi: Nuk do të bëjë “baby shower”, djalit nuk do t’i hap as llogari në rrjetet sociale

Almeda Abazi: Nuk do të bëjë “baby shower”, djalit nuk do t’i hap as llogari në rrjetet sociale

Almeda Abazi dhe bashkëshorti saj, Tolgahan Sayışman ishte mysafire e një program televiziv në shtetin turk. 

Më 13 shkurt të vitit 2017, Almeda Abazi, e cila u martua me Tolgahan Sayisman në Los Angelos, mësoi kohët e fundit se do të bëhej nënë e një djali.

Almeda është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe tashmë ka treguar se djalin do ta pagëzojë me emrin Efehan.

Ajo tha ndër të tjerash se nuk do të bëjë një ndejë para lindjes së fëmijës, i njohur më mirë si “baby Shower”. Gjithashtu nuk do t’i hap llogari të ndryshme në rrjetet sociale.

“Nuk do të bëjmë baby shower pasi që është e panevojshme. Gjithashtu nuk do të hapin llogari të ndryshme në rrjetet sociale. Duam që fëmija të rritet në mënyrë natyrale”, tha bukuroshja jonë.

Lexo po ashtu:

Abazi kohët e fundit ka ndarë disa fotografi dhe video se si po i kalon ditët e fundit në gjendje të shtatzënisë. /Telegrafi/

TAGS