Almeda Abazin e “lodhë” Ramazani: Ku je iftar?

Almeda Abazin e “lodhë” Ramazani: Ku je iftar?

Almeda Abazi konsiderohet si një ndër femrat më të bukura shqiptare.

Bukuroshja jonë ka treguar herë pas here se është besimtare dhe këtë e ka dëshmuar edhe me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Në fakt, ish-Miss Shqipëria ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e fillimit të muajit të shenjtë ndërsa ka treguar se edhe ajo agjëron.

Por, duket se angazhimet e shumta në projekte të ndryshme në Shqipëri dhe Turqi e kanë lodhur bashkëshorten e aktorit turk, Tolgahan Sayisman, e njohur si “Çënari”.

Ajo mezi ka pritur që të vjen koha e iftarit pasi që është ndier tejet e uritur, kështu së paku ka shkruar në llogarinë personale të Instagramit.

“Iftar ku je?” ka shkruar Almeda në Instagram teksa shihet ka publikuar një imazh ku shihet e ngrysur.

Theksojmë se ajo aktualisht është duke bërë një jetë mes Tiranës dhe Stambollit pasi që është nikoqire e edicionit të sivjetmë të “Dance with me”. /Telegrafi/

TAGS