Alsat 2019-10-21T21:18:35+02:00
Alsat jo zyrtarisht mëson se në Gjykatën e Apelit kanë mbërritur ankesan e palëve në rastin e Almir Aliut. Ditëve në vijim pritet që këshilli i gjykatësve të caktojë seancën publike në të cilën do të shqyrtohen ankesat e palëve ndaj epilogut gjyqësor.
Pas kthimin në rigjykim nga Apeli, Gjykata Themelore e Kumanovës, përkatësisht gjykatësja Maja Denkoska caktoi lartësinë e njejtë të dënimit si në shkallën e parë, me çrast Boban Iliq u dënua me 6 vjet burg, ndërsa Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri me nga 6-9 muaj burg efektiv.
Apeli epilogun e parë e kishte kthyer në rigjykim për shkak të ekspertizave neuropsikiatrike të bëra nga ekspert pa licenca dhe mospërfshirjen e dëshmitarëve okular në gjykim.
Loading…