“Almiri”, Qeveria reagon pas protestës së sotme

“Almiri”, Qeveria reagon pas protestës së sotme

Qeveria do të angazhohet për reforma në drejtësi dhe do tentojnë të kthejnë paanshmërinë, pavarësinë dhe sundimin e së drejtës, thuhet në reagimin e Qeverisë pas protestës së stome ku mijëra qytetarë shprehën revoltën e tyre për rikualifikimin  e lëndës për rastin e vrasjes së vogëlushit 4 vjeçar Almir Aliu.

“Qeveria e Maqedonisë mbetet në qëndrmin se gjitha vendimet gjyqësore janë vendime të organeve të drejtësisë, si institucione të pavarura. Qeveria me kujdes të veçantë do të merr parasysh mesazhet nga protestat e sotme me rastin e vdekjes tragjike të Almir Aliut nga Kumanova. Ky qëndrim i qeverisë është në drejtim të angazhimeve për reforma në drejtësi, sistem në të cilin duhet të kthehet dinjiteti dhe besimi”, thonë nga qeveria.

Ata më tej theksojnë se i dënojnë të gjitha shprehjet dhe thirrjet që përmbajnë urrejtje dhe radikalizëm.

TAGS