Alonso rikthehet aty ku nisi e gjitha, emërohet trajner i Real Sociedad B

Alonso rikthehet aty ku nisi e gjitha, emërohet trajner i Real Sociedad B
14:34 | 1 Qershor 2019

Xabi Alonso po kthehet aty ku filloi e gjitha, duke nënshkruar një marrëveshje me Real Sociedad, për t’u bërë trajner i skuadrës B.

Mesfushori legjendar ka qenë trajner i U13 të Real Madridit, ndërsa tani ka bërë një hap tjetër të madh në karrierën në zejen e trajnerit, duke marrë drejtimin e Real Sociedad B, në Segunda B.

Alonso kishte debutuar te Real Sociedad në vitin 2000, dhe pjesë e kësaj skuadre ishte deri në vitin 2004, duke u transferuar te Liverpool.

Në vitin e parë te Liverpool, Alonso fitoi Ligën e Kampionëve, ku mundën në finale Milanin, në atë natë të paharruar në Stamboll.

Në vitin 2009 Alonso rikthehet në Spanjë, duke iu bashkuar Real Madridit, ndërsa karrierën e ka mbyllur në vitin 2017, te Bayern Munich./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS