Sot në pres-konferencën e realizuar nga partia politike ‘’Alternativa’’, të cilën e ka mbajtur kryetari i partisë Afrim Gashi, u bë e qartë se kjo parti kërkon zgjedhje të parakohshme edhe për kundër faktit se Alternativa u mundua që shteti të hec rrugëtimin e saj strategjik drejt NATO-s dhe BE-së.
‘’Pas refuzimit të Bashkimit Europian që Maqedonisë së Veriut t’i japë datë për fillimin e negociatave, duke dhënë mesazhin se BE-ja po i mbyllë dyert e integrimit europian, sot u takua Kryesia Qendrore e Alternativës, e cila konstatoi se për ne tashmë është shuar njëra nga arsyet për të cilën Alternativa u bë pjesë e kësaj qeverie. Këtu duhet të rikujtojmë se shkaku se pse ne iu bashkuam shumicës dhe u bëmë pjesë e pushtetit ekzekutiv ishte pikërisht integrimi euro-atlantik’’, thuhet në press-konferencën e Alternativa-s.
Në kohën kur anëtarësimi në NATO tashmë është evident, për çka ne kemi dhënë kontribut të pamohuar, sepse kanë mbetur vetëm edhe pak vende që ta ratifikojnë protokollin e anëtarësimit, me çka përmbushet edhe synimi ynë, ne jemi këtu të themi se Alternativa u bë partia model e qeverisjes së mirë, të pakorruptuar dhe transparente, që nuk është parë deri tash në skenën politike të vendit.
Në kohën kur tashmë Maqedonia e Veriut nuk mori datën për fillimin e bisedimeve me BE-në, partia ‘’Alternativa’’ e Afrim Gashit, mbetet parimore duke mos i shkelur premtimet dhe premisat e saja politiko-programore. Alternativa shkurt dhe qartë thotë: ‘’ nëse nuk ka BE, largohemi nga Qeveria’’.
Data 19.03.2024
Aktuale
- Pasi e mposhti sëmundjen për të tretën herë, Adrianës i bëjnë një tortë qesharake
- VLEN promovon logon dhe sloganin për zgjedhjet e dyfishta
- Luiz Ejlli brenda Big Brother VIP, produksioni “lejon” këngëtarin të thyejë rregullin
- UNIBank: Bëni diçka për veten tuaj! “Transferoni rrogën dhe fitoni BONUS!”
- KSHZ-ja për vendosjen e Jakimovskit në listën e zezë amerikane: Kushtet për zgjedhjen e presidentit janë të përfshira në Kushtetutë
- Vjen sërish zarf i zi në shtëpi, dënohen rëndë banorët e Big Brother VIP Albania
- Pendarovski, Jakimovski, Dimitrievski dhe Taravari paraqitën kandidatura për president në KSHZ
- Arbana po e jeton jetën e lirë pa Big Brother, madje ia ka bërë vetes dimrin, verë