Altoparlantët e mençur mund të detektojnë kur dikush pëson arrest kardiak

Altoparlantët e mençur mund të detektojnë kur dikush pëson arrest kardiak

Altoparlantët e mençur në të ardhmen mund të kuptojnë nëse dikush po vuan nga një arrest kardiak dhe të thërrasin shërbime emergjente, sugjeron një hulumtim i ri.

Një arrest kardiak ndodh kur zemra papritmas ndalon pompimin e gjakut rreth trupit, i cili shpesh bën që i sëmuri të prodhojë “zhurmë gulçuese”.

Hulumtuesit kanë zhvilluar një mjet të ri për pajisje të tilla si Amazon Alexa që zbulon këtë frymëmarrje të ndërprerë dhe kontakton shërbimet e urgjencës.

Kur u testua me thirrje reale, mjeti detektoi arrestet kardiake të zemrës në 97 për qind të kohës, edhe kur zëri i të sëmurit ishte 20 metra larg nga marrësi.

Studiuesit e Universitetit të Uashingtonit shpresojnë se kjo teknologji një ditë do të shtohet në altoparlantët e mençur si standard për të ndihmuar “kapjen e më shumë pacientëve me kalimin e kohës”.

TAGS