Ambasada Amerikane dënon dhunën në protestë

Ambasada Amerikane dënon dhunën në protestë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë  ka dënuar dhunën që po vërehet në protestën e sotme të opozitës.

“Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje”, lexohet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

TAGS