Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian është një interes strategjik jo vetëm për vendet në rajon dhe BE, por edhe për Shtetet e Bashkuara.
Kështu deklaroi sot ambasadori amerikan Anthony Godfrey në një fjalim në Javën e Shtatë të NATO-s në Beograd.
“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Perëndim duhet të përfundojë. Për ne, kjo do të thotë – anëtarësimi në Bashkimin Evropian për të gjithë dhe anëtarësimi në NATO për ato vende që e dëshirojnë atë,” tha Godfrey.
Ai e vlerësoi vizionin si të rëndësishëm dhe në interesin strategjik të SHBA, duke shprehur shpresën e tij që sfida e shtruar për vendet e Ballkanit Perëndimor me një vendim të Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë së shpejti do të tejkalohet.