Ambasadori Filipov emërohet koordinator i grupit të ekspertëve për marka tregtare

Ambasadori Filipov emërohet koordinator i grupit të ekspertëve për marka tregtare

Ambasadori Gjorgji Filipov do të jetë koordinator i Grupit ndërkombëtar të ekspertëve nga Republika e Maqedonisë Veriore për marka tregtare dhe emra dhe forma të tjera të pronës intelektuale të cilët me kolegët e Greqisë do të punojnë për të arritur zgjidhje të pranueshme të ndërsjella për këto çështje, në pajtim me obligimet nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar më 17 qershor të vitit 2018, transmeton KOHA.

Filipov është emëruar koordinator në seancën e sotme të rregullt të 140 të Qeverisë.