Ambasadori Qirko: Pavarësia e Kosovës, realizimi i ëndrrës shekullore të shqiptarëve

Ambasada e Kosovës në Londër sonte ka shënuar 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku veç trupit diplomatik nga Kosova dhe Shqipëria, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme angleze, përfaqësues tjerë të qeverisë britanike dhe shumë deputetë.

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës, Heroina Telaku ka theksuar pjesëmarrja e zyrtarëve të Qeverisë britanike, deputetëve dhe shtresave tjera të shoqërisë britanike në këtë manifestim, i ka bërë nderë Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe e ka dëshmuar përkrahjen që ka shteti i Kosovës nga Britania e Madhe.

Kurse, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Londër, Qirjako Qirko tha se pavarësia e Kosovës, është realizimi i ëndrrës shumë shekullore të të gjithë shqiptarëve.

“Andaj të gjithë shqiptarët e festojnë me madhështi këtë ditë të fitores, e cila u bë e mundur fal kontributit dhe falë luftës që bënë djemtë e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe gjithë faktorët politik, që bënë të mundur realizimin e kësaj ëndrre. Prandaj për ne shqiptarët këtu në Britani të Madhe, kjo festë është një event i veçantë. Edhe me pjesëmarrje na kanë nderuar shumë autoritete kontribuues në realizimin e kësaj arritje”, tha ai./Telegrafi/

TAGS