Ambasadori suedez: PSP të bëhet pjesë e sistemit juridik

Ambasadori suedez: PSP të bëhet pjesë e sistemit juridik

Qeveria suedeze lartë e vlerëson punën e Prokurorisë Speciale Publike. Vazhdimi i hetimeve të deritanishme, akuzat dhe rastet duhet të sigurohen, ka transmetuar ambasadori i Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mats Stefanson në takimin me prokurores speciale publike Katica Janeva dhe bashkëpunëtorët e saj.

Siç kumtuan nga Ambasada suedeze, Stefanson ka theksuar se Suedia dhe vendet tjera të Bashkimit Evropian nga afër i ndjekin hapat e ndërmarra për ndryshimet e Ligjit për prokurorinë publike, me të cilat PSP do të bëhet pjesë e përhershme e sistemit juridik në Maqedoninë e Veriut dhe në të ardhmen do të duhej gjithashtu të ketë mandat të zgjeruar për veprim me rastet tjera të korrupsionit në nivel të lartë.

Ambasadori Stefanson i ka përshëndetur ndryshimet pozitive të cilat ndodhën periudhën e fundit në vendin tonë dhe ka theksuar se ende ekziston nevojë më e fuqishme për ballafaqim me korrupsionin në nivel të lartë dhe për hulumtime të indikacioneve të shumta për keqpërdorim të fuqisë, të cilat dalin nga komunikimet e përgjuara.

“Në këtë kontekst, PSP duhet ta mbajë rolin e saj vendimtar përmes sigurimit të kapaciteteve dhe pavarësisë së saj. Sepse ka ndikim të qartë ndaj perspektivës së BE-së në Maqedoninë e Veriut, partitë politike dhe Kuvendi duhet ta zgjidhin këtë çështje me urgjencë të madhe”, ka porositur Stefanson në takimin me Janevën./MIA

Loading…

TAGS