Ambasadorja amerikane, Bërns uron Zaevin për marrjen e mandatit

Ambasadorja amerikane, Bërns uron Zaevin për marrjen e mandatit

“Si një anëtare e re e NATO-s ne e mbështesim përkushtimin e vendit ndaj parimeve demokratike, sundimit të ligjit dhe të ardhmes evropiane”, ka shkruar Bërns- deklaroi Kejt Bërns, ambasadore e SHBA-së.

Ndërkohë ish gjykatësi kushtetues Trendafill Ivanovski thotë se Pendarovski sot nuk gaboi kur vendosi që mandatin për Qeverinë e re t’ia besojë Zaevit pa marrë me këtë rast garanci për shumicën.

„Presidenti i shtetit është ai që e përcakton mandatarin dhe ai duhet të vendosë kontakte dhe nuk është e thënë të kërkojë dëshmi me shkrim, por nëse ka njohuri për shumicë të mundshme ai është i detyruar që ta përcaktojë mandatorin në afat prej dhjetë ditëve- pohoi Ivanovski, ish-gjykatës kushtetues.                            

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa nuk ka dilemë se Zaevi është dashur të marrë mandatin nga shefi i shtetit.

„Ishte e pritur që mandatin ta marrë Zoran Zaevi. Në përputhje me Kushtetutën dhe nenin 90, presidenti ia besoi mandatin Zaevit i cili duhet të formojë shumicë parlamentare- thanë nga  Koalicioni AA – ААА.

Edhe në vitin 2016 në zgjedhjet e atëhershme të parakohshme parlamentare mandati iu besua Nikolla Gruevskit nga Presidenti Gjorge Ivanov pa garanci për shumicë të siguruar në Kuvend./Alsat