Ambasadorja e Kosovës në Zvicër, Nazane Breca mirëpret Big Mamën në zyrën e saj

Ambasadorja e Kosovës në Zvicër, Nazane Breca mirëpret Big Mamën në zyrën e saj

Këngëtarja e njohur Big mama është shumë e dashur nga publiku për këngët e saj.

Përveç muzikës, ajo tash e sa kohë është e angazhuar edhe në emisionin e saj “Mama’s trip”, i cili është mjaft i ndjekur.

Për çdo episod, këngëtarja udhëton nëpër vende të ndryshme, duke i promovuar ato për ndjekësit e saj.

Së fundmi, ndalesa e radhës së saj ka qenë Zvicra, vend në të cilin është takuar edhe me ambasadoren e Kosovës në Zvicër, Nazane Breca.

Kjo e fundit, e ka mirëpritur Big Mamën në zyrën e saj, teksa janë fotografuar të buzëqeshura së bashku para kamerës.

Duke e vlerësuar për mikpritjen, Big Mama i dedikoi një status në rrjetin social Instagram, teksa publikoi edhe fotografinë.

“Ndihem shumë krenare me ju zonja Nazane Breca për punën që keni bërë deri më sot në shërbim të gjithë qytetarëve shqiptarë në Zvicër. Ambasadore e Republikës së Kosovës në Bern”, ka shkruar këngëtarja në Instagram. /Telegrafi/

TAGS