Alsat 2019-09-14T17:08:20+02:00
Në pragun e sezonit të ngrohjes, problemi i ndotjes së ajrit në vend, përsëri është çështje aktuale. Aktivistët me mesazh për autoritetet se vitin e kaluar nuk është bërë sa duhet. Por, Qeveria nuk mendon kështu. Thonë se këtë sezon të ngrohjes do të ketë më pak ndotje. Kjo është në kundërshtim me pritjet e aktivistëve për mbrojtjen e ambientit, të cilët thonë se pritet ndotje e madhe këtë dimër pasi ata nuk shohin se problemi është zgjedhur sistematikisht.
Duhet t’i kushtohet vëmendje ndalimit të blerjes së hekurit , telit të djegur, bakrit, njerëzit për të fituar i djegin kabllot e dhe ajo lëshon toksina të mëdha në ajër”-tha Nevena Gorgieva OJQ “O2 Nisma”.
Qeveria ka vendosur të merret me ndotjen e ajrit duke dhënë para nga buxheti, pra subvencione për blerjen e shporeteve me peleta, kondicionerë inverter, kolektorë diellorë dhe dritare të reja PVC.
Kjo është një masë që është e efektshme në shumë vende të Evropës, dhe pjesërisht dhe tani aktualisht është duke u marrë me burimet e ndotjes … Ne do ta mirëpresim këtë sezon të ngrohjes me rreth 70 ndërtesa që vitin e kaluar kanë ndotur dhe këtë vit nuk do të ndotin”-tha Jani Makraduli, zëvendës ministër i Mjedisit.
Por sipas OJQ-ve, duhen masa të tjera.
Ne kemi nevojë për një qasje sistematike, jo vetëm të kemi një program për të pasur disa subvencione, të kemi paralajmërime se do të ketë kontrolle në terren, do të bëhen disa kontrolle, do të kemi një mbishkrim që janë kapur një ose dy persona, por pas dy muajsh, ajo përsëri ndodhë në të njëjtat vende “-tha Nevena Gorgieva, OJQ “O2 Nisma”.
Megjithëse sezoni i ngrohjes fillon brenda një muaji, stacionet matëse kanë regjistruar tashmë ndotje të lartë të grimcave PM në disa lagje të Shkupit.
Andrea Çobanova
Loading…