AME ka filluar stërvitjen shkollore, zvogëlimi i rreziqeve nga tërmetet

AME ka filluar stërvitjen shkollore, zvogëlimi i rreziqeve nga tërmetet

Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe institucioni përgjegjës i emergjencave i Republikës së Turisë AFAD, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit, kanë filluar zbatimin projektit: “Zvogëlimi i rreziqeve nga tërmetet”.

Ky projekt ka për qëllim mbajtjen e stërvitjeve shkollore me simulator për tërmete.

Trajnimi do të zgjas pesë javë, ndërsa gjatë tërë kësaj kohe automjeti me simulator nga Turqia do të qëndrojë në Kosovë, thuhet në komunikatën e MPB-së, transmeton Telegrafi.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje shkollore është sensibilizimi, njohja dhe përgatitja e nxënësve, se si duhet të sillen dhe të mbrohen në rastet e tërmeteve.

Në kuadër të këtij ushtrimi janë paraparë të përshihen rajoni i Gjilanit në pesë komuna, rajoni Prishtinës në pesë komuna, rajoni i Mitrovicës në pesë komuna, Rajoni i Pejës në pesë komuna dhe rajoni i Prizrenit në pesë Komuna.

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në kuadër të prioriteteve të veta strategjike vazhdimisht harton plane të ushtrimeve operative, me qëllim të parandalimit të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, për përgatitjen e qytetarëve në rast se vendi ynë mund të ballafaqohet me ndonjë fatkeqësi./Telegrafi/

TAGS