Alsat 2019-09-15T16:03:13+02:00
Fati i amendamenteve ndaj propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike varet nga marrëveshja politike mes liderëve të bllokut politik maqedonas. Opozita maqedonase kërkon që pushteti të vendos nëse do të diskutojë për propozimin aktual, ose do të propozojë koncept të ri. VMRO-DPMNE-ja ka propozuar kryesisht amendamente të cilat pretendojnë qartësimin e kompetencave të Prokurorisë për krim të organizuar ndaj lëndëve të Prokurorisë Speciale Publike.
Derisa Qeveria konsideron se duhet të dalë me koncept dhe strukturë të re të Prokurorisë, atëherë duhet ta përpunojnë tekstin sepse nuk ka kohë të mjaftueshme, pra nëse duan që ligji të miratohet deri në gjysmë e shtatorit apo edhe më herët. Derisa nuk ndryshohet struktura, neve nuk heqim dorë nga amendamentet tona, ndërsa shumica të tregojë nëse janë të gatshëm t’i pranojmë dhe të arrihet kompromis”-tha Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Aleanca për Shqiptarët kërkon që prokurorëve t’i njihet edhe provimi i jurisprudencës i dhënë jashtë vendit.
Kemi hequr disa kushte të përgjithshme për prokurorë si njohja e domosdoshme e gjuhës, shtetësinë dhe provimin e jurisprudencës me doemos të dhënë në Maqedoninë e Veriut me të vetmin qëllim që t’i japim mundësi zgjedhjes së prokurorit nga jashtë”-pohoi Syrija Rashidi, deputet i ASH-së.
Lëvizja Besa kërkon që kusht për punësimin e prokurorëve publik të jetë edhe njohja e gjuhës shqipe.
Tek propozimi zgjidhja është se prokurorët duhet ta njohin gjuhën maqedonase, neve propozojmë që në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve prokurorët duhet ta njohin edhe gjuhën shqipe. Janë amendamente me rendësi të veçantë me qëllim përmirësimin e sistemin juridik në vend”-theksoi Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.
Edhe pse deklarojnë se qëndrimet i kanë harmonizuar në tekstin e ligjit, LSDM dhe BDI kanë propozuar amendamente. Socialdemokratët pretendojnë përfshirjen e ekipit të Katica Janevës në Prokurorinë e re, ndërsa BDI pretendon zgjedhjen e prokurorëve me shumicë badenteri dhe përdorimin e gjuhës shqipe në përputhje me ligjin. Ndaj propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike janë propozuar gjithsej 51 amendamente, ndërsa deri tani Komisioni për Çështje Evropiane ka shqyrtuar vetëm 10 prej tyre. Vazhdimi i punës së komisionit varet nga marrëveshja mes liderëve politik.
Adrian Kerimi
Loading…