Amerikani që lëviz me skateboard me 112 kilometra në orë nëpër alpet e Francës (Video)

Videoja e publikuar më poshtë shfaq një adoleshent i cili nuk heziton të lëvizë me 112 kilometra në orë nëpër alpet francezë me skateboard, duke bërë kështu që veturat që i parakalonte të dukeshin thuajse nuk janë duke lëvizur.

Josh Neuman, 19-vjeç nga Charlotte i Karolinës së Veriut, ishte në një udhëtim njëjavor në Evropë gjatë vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Kurse gjatë qëndrimit në alpet franceze ai ka filmuar veten duke lëvizur me 112 kilometra në orë me skateboard, ku vetëm një lëvizje më e vogël e gabuar ka mundur t’i kushtojë me jetë.

“Shpejtësia mesatare që lëvizja me skateboard ka qenë 70 kilometra në orë, por ajo u rrit kur fillova të zbres nga alpet franceze”, ka deklaruar Josh. /Telegrafi/

TAGS