Alsat-M 2019-06-13T15:08:00+02:00
Asociacioni maqedon i mediave ku bëjnë pjesë televizionet nacionale, Alsat, Kanal5, Telma, Sitel dhe Alfa, janë të habitura nga vendimet skandaloze të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit sa i përket kontesteve me Industrinë Maqedonase të Muzikës.
Ky asociacion i udhëhequr nga Bodan Arsovski në mënyrë krejtësisht joligjore po tenton të kërkoj pagesa të majme nga shtëpitë tona televizive, por edhe nga subjekte tjera juridike të hotelerisë, transportit, shërbimet e zejtarëve e tjerë. Rikujtojmë me këtë rast se Ministria e Kulturës më datë 23.12.2015 ka miratuar vendimin për marrjen e lejes IMM-së për shkak se në mënyrë joligjore nga mjetet e grumbulluara dedikuar për muzikantët dhe producentët, Arsosvski për veten dhe ekipin e tij ka mbajtur 81.5 për qind nga 15 për qind sa janë të lejuara”, thuhet në komunikatën e Asociacioni Maqedon të Mediave. Vërejtje ka edhe lidhur me shkeljen e ligjit të të drejtave autoriale për shkak të mos instalimit të softuerëve për ndjekjen e muzikës së emituar.” Si është e mundur që gjykata të pranoj dëshmi të rreme nga ana IMM-së dhe drejtësinë ta ndajë bazuar pikërisht në dëshmi të tilla. A do të gjykata kompensoj dëmin që do të kemi ne si kompani të përgjegjshme”, thuhet të reagim.
Asociacioni Maqedon të Mediave, gjithashtu kërkon nga qeveria që të merret me këtë çështje para se gjithash për faktin se një nga themeluesit e tij është pjesë e ekipit këshillues të qeverisë. Për problemin në fjalë do të informohen edhe përfaqësitë dhe ambasadat e huaja ndërsa do të iniciohet edhe padi penale ndaj IMM_së pranë prokurorisë publike.
Alsat
Loading…