28 Dhjetor 2018 / 14:30
Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sot ka dorëzuar vlerësimet për 17 kërkesat e mbetura për amnistinë për ngjarjet e 27 prillit. Nga këto 17 kërkesa, është dhënë mendim pozitiv për 3 kërkesa, ndërsa janë refuzuar 14 raste të tjera. Në total nga gjithsej 29 kërkesa për amnisti, të dorëzuar nga gjykata kompetente, Gjykata Themelore Publike ka dhënë mendim pozitiv për 15 kërkesa për amnisti, ndërsa për 14 të tjerat është dhënë mendim negativ duke vlerësuar se nuk i plotësojnë kushtet ligjore.
Loading…