Anagnostopullu: Me hapa thelbësor dhe të qëndrueshëm po zbatohet Marrëveshja e Prespës

Anagnostopullu: Me hapa thelbësor dhe të qëndrueshëm po zbatohet Marrëveshja e Prespës

Me shumë hapa thelbësor dhe stabil po zbatohet Marrëveshja e Prespës, thotë ministrja alternative për Punë të Jashtme e Greqisë, Sia Anagnostopullu për Agjencinë e lajmeve ANA- MPA lidhur me takimin e parë të Grupit ndërkombëtar të ekspertëve mes dy vendeve, bën të ditur MIA-s nga Athina, transmeton Koha.mk
Anagnostopullu sqaron se roli i grupit është të hulumtohen dhe të zgjidhen dallimet e mundshme mes bashkësive të biznesit të dy vendeve për shenjat tregtare, emrat dhe tjera.

“Çka do të thotë kjo? Se Greqia me Marrëveshjen e Prespës e ka hapur rrugën pë‘deballkanizimin’ të çfarëdo problemeve dhe dallimeve në rajon, se e ka siguruar mjedisin e nevojshëm për dialog që sjell zhvillim të bashkësive lokale në klimën e konsensusit, se i rrënon muret e revizionizmit dhe politikës së 6/24/2019 Anagnostopullu: Me hapa thelbësor dhe të qëndrueshëm po zbatohet Marrëveshja e Prespës pafrytshme të introverzionit të të kaluarës”, ka thënë Anagnostupullu për ANAMPA.

Siç kanë bërë të ditur nga ministria e Jashtme e dy vendeve, të shtunën në Shkup është mbajtur takimi i parë plenar i Grupit ndërkombëtar të ekspertëve nën udhëheqjen e shefit të delegacionit të Maqedonisë së Veriut, prof. Gjorgji Filipov dhe shefit të delegacionit të Republikës helene, prof. Fotini Papartis ku dy delegacionet kanë këmbyer mendime dhe kanë biseduar për Rregulloren e punës së Grupit ndërkombëtar të ekspertëve duke pasur parasysh konkluzat nga takimet e mëparshme që janë mbajtur në Selanik.

Takimi i ardhshëm do të mbahet në Athinë, në datë e cila do të harmonizohet, ndërsa sipas mundësisë të mbahet në javën e parë të nëntorit 2019.

“Grupi ndërkombëtar i ekspertëve i inkurajon bashkësitë e biznesit të dy vendeve të fillojnë dialogun e tyre në frymën e Marrëveshjes së Prespës”, qëndron në komunikatën e MPJ-ve të dy vendeve.