Anagnostopullu: Vendkalimet e reja kufitare janë ura të reja të miqësisë dhe bashkëpunimit në Ballkan

Anagnostopullu: Vendkalimet e reja kufitare janë ura të reja të miqësisë dhe bashkëpunimit në Ballkan

Dy vendkalimet kufitare me Maqedoninë e Veriut janë dy urat e reja të miqësisë dhe bashkëpunimit në Ballkan që ndërtohen me materiale të fuqishme dhe plan për zhvillim, prosperitet, solidaritet dhe paqe në fqinjësinë tonë, thotë ministrja alternative e Punëve të Jashtme e Greqisë, Sia Anagnostopullu për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA lidhur me vendkalimet e reja kufitare, njoftoi korrespodentja e MEDIAL-s nga Athina.

Anagnostopullu potencoi se kënaqësia e shprehur nga përfaqësuesit e popullatës lokale në rajonin grek Maqedonia, pas votimit të ligjeve, “pa dyshim tregon se ka ardhur koha që në praktikë t’i shohim përfitimet nga Marrëveshja e Prespës”.

“Vendkalimi kufitar që do t’i lidh Lemosin te Prespa në Greqi dhe Markova Nogën në Republikën e Maqedonisë së Veriut i përgjigjet kërkesës 50-vjeçare, kërkesës që bëhet realitet falë Marrëveshjes së Prespës. Në epokën e re që fillon, më në fund plotësohet kjo kërkesë shumëvjeçare, në mënyrën me të cilën do ta lirojë dinamikën e madhe që regjistrohet në turizëm, bujqësi, këmbimet kulturore, të cilat deri dje hasnin në pengesa të logjikave shkurtpamëse. Venkalimi te Lemos Prespa, si dhe ai që do t’i lidh Promahin, Pellën me Majdenin në Maqedoninë e Veriut janë ura të reja të miqësisë dhe bashkëpunimit në Ballkan që ndërtohen me materiale të fuqishme dhe plan për zhvillim, prosperitet, solidaritet dhe paqe në fqinjësinë tonë”, thotë Anagnostopullu për ANA-MPA, transmetoi MEDIAL.

Parlamenti grek, të mërkurën, me votat nga SYRIZA, Potami dhe Aleanca Demokratike, i votoi projekt ligjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë për Marrëveshjet për hapjen e vendkalimeve të reja kufitare te Markova Noga dhe Majden mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. .