Analiza e gjakut për diagnostikimin e kancerit ka rezultuar e suksesshme

Analiza e gjakut për diagnostikimin e kancerit ka rezultuar e suksesshme
Tash esht Koha

Një analizë gjaku e zbuluar së fundmi,do të arrijë të detektojë më shumë se 20 lloje të kancerit, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Shkencëtarët nga Universiteti I Harvardit, kanë krijuar një test I cili detekton ndryshimet gjenetike të lidhura me zhvillimin e disa llojeve të tumorit. Ky test është provuar në më shumë se 3600 mostra të gjakut, dhe me korrektësi ka arritur të përcaktoj rastet me kancer. Sipas shkencëtarëve, ky test ka qenë I saktë në  99% të rasteve.

Analiza e zbuluar do të shikojë për zhvillimin abnormal të metilimit, proces ky I cili shfaqet në rastet kur fillojnë të zhvillohen qeliza tumorale. Metilimi kontrollon se kur një gjen është aktiv ose jo akvtiv.

Shkencëtarët me anë të këtij testi kanë arritur të diagnostikojnë 20 lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e ovariumeve, të pankreasit,kancerin kolateral si dhe atë të gjirit.

Ata besojnë se me anë të këtij testi të thjeshtë, njerëzit do të arrijnë të diagnostikohen më herët nga kjo sëmundje si dhe do të kenë mundësi trajtimi më të lehtë. /Gazeta Express

Tash esht Koha
TAGS