Analizat/ 17 persona të dyshuar me koronavirus në Shqipëri, dalin rezultatet

Analizat/ 17 persona të dyshuar me koronavirus në Shqipëri, dalin rezultatet

Task-Forca për koronavirusin në Shqipëri ka dalë në një deklaratë për media. Specialistja e ISHP-së Eugena Tomini, u shpreh se 17 persona ishin të dyshuar se mund të kenë qënë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, por të gjitha rastet kanë rezultuar negative.

Deri në këto momente që flasim, në Shqipëri nuk ka asnjë rast të koronavirusit COVID-19 në Shqipëri. Në komunikimin e përditshëm të Task-Forcës në Ministrinë e Shëndetësisë, konfirmohet se janë testuar 17 raste të dyshuara, të cilët kanë rezultuar negative.

Gjatë ditës së djeshme janë testuar 4 raste në laboratorin e virologjisë së ISHP, të cilët kanë rezultuar negative për COVID-19. Nga periudha e shfaqjes së epidemisë në Kinë e deri mbrëmjen e djeshme janë testuar në total 17 raste të dyshuar, të cilët kanë rezultuar negative për COVID 19. Nga totali i tyre, 8 raste kanë pasur histori udhëtimi me Kinën dhe 9 raste kanë patur histori udhëtimi me Italinë.

Nga survjeanca e përforcuar në pikat kufitare ajrore, detare dhe tokësore rezulton se janë vlerësuar në 24 orët e fundit 3500 udhëtarë, që kanë histori udhëtimi me vendet e prekura nga shpërthimi komunitar i COVID-19. Theksojmë se aktualisht në aeroportin e Rinasit po kryhet monitorimi i temperaturës për të gjithë udhëtarët në të gjitha linjat, – u shpreh Eugena Tomini.