Ky manipulim ka dy dimensione dhe një qëllim të përbashkët. Qëllimi i përbashkët është që t`i ndihmoje Nikolla Gruevskit për ta mbajtur azilin në Hungari.
Ai e fitoi azilin për rastin me Mercedesin, por tani vijoi një presion serioz ndërkombëtar “për ekstradimin e tij” pasi që “akuzohet për organizimin e një akti të përgjakshëm terrorist”.
Orban nuk do të mundej më ta mbronte të akuzuarin “ për terrorizëm “.
1. Dimensioni i parë i rastit është:
Bëhet fjalë për një operacion serioz përmes së cilës do të krijohej fotografia se burgu nuk është i sigurt edhe atë “direkt” nga të akuzuarit për terrorizëm nga rasti “Lagja e trimave”.
Për rastin “Lagja e trimave” kishte informacione se të akuzuarit janë gënjyer, manipuluar, mashtruar dhe tradhtuar. Po ashtu kishte informacione se iu janë paguar 2 milion euro.
Këto informacione duhej që t`i hetonte DSK-ja jonë, por nuk ndodhi asgjë. Dhe çka presim të ndodh kur në krye është Goran Nikollovski? Njëri prej 6 njerëzve të parë të Sasho Mijalkovit nga koha e regjimit.
Operacioni me sulmin e Mile dhe Spiro, sidomos nga të akuzuarit e Lagjes së trimave, nuk është aspak naiv, dhe i solli pikë serioze Gruevskit në Hungari për mbajtjen e azilit.
Pyetjet për këtë janë:
A do të merret në përgjegjësi Goran Nikolovski për këtë?
Ku ka fjetur shërbimi i tij?
Ky operacion a nuk është ndihmuar nga shërbimi i Goran Nikolovski-Xhoni?
Edhe diçka më e rëndësishme….
DERI KUR AGJENT DHE SEKRETAR NË AMBASADËN E SHBA-SË DO TË BËJNË PRESION DERI TE QEVERIA QË TË MOS GUXOHET TË SHKARKOHET GORAN NIKOLOVSKI, DHE TË MOS PREKET AS SILAN AVRAMOVSKI?
Të njëjtit a do të bartin tani përgjegjësi?
2. Dimensioni i dytë i rastit është krim i organizuar me vepra penale
1.1 Bashkim Kriminal dhe
1.2 Ndihmë e të akuzuarit për ikje nga organet e hetuesisë ku ekzistojnë dyshime se janë të përzier:
1. Të ashtuquajturit viktima Mile dhe Spiro.
2. Rrahësit ( të cilët edhe më herët kanë kontaktuar me përfaqësuesit e shërbimeve dhe kanë pranuar aranzhime dhe marrëveshje).
3. Komandanti i ndërrimit.
4. MJEKU i cili ka pasur njohuri për këtë dhe ka dhënë udhëzim për dorën e goditur për njërin dhe “asgjë” për tjetrin, ndërsa i njëjti mjek nuk jepte udhëzim për njerëzit që pështynin gjak dhe ngërtheheshin nga dhimbjet, i njëjti mjek i cili në paraburgim ruante një 32 vjeçar me QAFËN E THYER tre muaj dhe nuk e dërgonte në klinikë që në fund të vdes njeriu.
5. Ai që ia ka thënë informacionin medieve, pasi që kur transportohen të akuzuarit për terrorizëm, sipas protokolleve të sigurisë, askush nuk guxon që ta dije rrugën e as spitalin.
6. Politikanët që u futën në spital dhe bënë kaos.
TË GJITHË KËTO ME PLAN I NDIHMUAN GRUEVSKIT QË TË IKË NGA ORGANET E HETUESISË PAS AKUZËS SË RE PËR TERRORIZËM.
Derisa nuk hetohet kjo, nuk do ta dimë të vërtetën e plotë dhe do të jemi shumë larg nga drejtësia.
Sinqerisht dyshoj se do të hetohet e tërë ngjarja deri në fund, për shkak të presionit nga 2-3 jo profesionistëve në Ambasadën e SHBA-ve, të cilët po e keqpërdorin pozitën dhe forcën e tyre që në mënyrë private t`i ndihmojnë Goran Nikolovskit të jetë në krye të shërbimit, dhe me këtë të mbytet sundimi i të drejtës në këtë shtet.
Ky problem, por edhe shumë procese tjera të vendosjes së sistemit të sundimit të drejtës janë penguar nga Goran Nikolovski dhe Siljan Avramovski. Me ndihmën ndoshta edhe të atyre dy-tre nga Ambasada, por pyetja që parashtrohet është a është bërë kjo gjë me dijen e Pentagonit, ose prapa shpinës së Pentagonit dhe për dëshirën e Gruevskit?
Ambasada e SHBA-ve a do të ketë forcë që të distancohet nga këto 2 bandit (Goran Nikolovski dhe Silan Avramovski), ta inkurajoje Qeverinë për t`i shkarkuar pikërisht ato dhe TË PREMTOJE SE ASKUSH NUK DO TË PËSOJE NGA SHKARKIMI I KËTYRE 2 BITANGAVE?
P.S.
Shpresoj se Ambasada nuk do të bëje presion ndaj Qeverisë dhe ta detyroje të deklaroje se nuk ka pasur presione.
Shpresoj se Ambasada e SHBA-ve do të gjeje mënyrën se si të distancohet nga këto dy bitanga ( Goran dhe Silan) dhe do të mundësoje shkarkimin ose pensionimin e tyre.
Shkruan: Vane Cvetanov