Ancelotti flet për Liverpool: Fitorja ndaj tyre nuk është e pamundur, shihemi më 5 janar

Ancelotti flet për Liverpool: Fitorja ndaj tyre nuk është e pamundur, shihemi më 5 janar
Tash esht Koha
21:01 | 23 Dhjetor 2019

Carlo Ancelotti qysh tani është duke menduar për ndeshjen kundër Liverpool.

Sigurisht, përballja mes Everton dhe Liverpool është një nga më interesantet në Premierligë, pasi derbi lokal ka qenë gjithmonë i zjarrtë.

Me të ardhur në krye të stolit të Everton, Ancelotti ka kthyer vëmendjen kah kjo ndeshje.

Liverpool do të jetë kundërshtari i Everton më 5 janar, dhe sipas trajnerit italian, fitorja nuk është e pamundur.

“Evertonasit e dinë rekordin tim kundër Liverpool, ata do të jenë të lumtur me këtë. Napoli mposhti Liverpoolin këtë sezon, është rivalitet i madh këtu dhe motivim i madh për ne” ka thënë Ancelotti ,transmeton lajmi.net.

“Është ndjenjë e mirë. Sinqerisht, unë kam raporte të mira me Klopp. Është gjithmonë mirë kur luajmë kundër tyre.”

“Sigurisht, unë i kam mposhtur ata, por ata nuk janë të mësuar me humbjen. Ishte ditë e mirë për mua. E di sa shumë evertonasit duan ta mposhtin Liverpool. Nuk duhet të presim shumë, sepse kemi ndeshjen më 5 janar. Kështu që, do të shihemi atëherë. Nuk është e pamundur. Asgjë nuk është e pamundur në futboll” ka shtuar trajneri i Everton.

Ancelotti do të drejtojë skuadrën e tij për herë të parë në ndeshjen e parë të ‘Boxing Day’, kur Burnley do të vizitojë ‘Goodison Park’. /Lajmi.net/

Tash esht Koha
TAGS