Ancelotti, Ibrahimovic, Mourinho – zgjedhin 11-shet e preferuara

Ancelotti, Ibrahimovic, Mourinho – zgjedhin 11-shet e preferuara

Carlo Ancelotti dhe Zlatan Ibrahimoviç kanë emëruar 11-shen e tyre më të mirë, me Jose Mourinho që përfshirë vetëm një lojtar të Interit.

Ndërsa sezoni i futbollit mbetet në pritje për shkak të pandemisë koronavirus, Marca renditi vijën ideale të treshes.

Formacioni i Ancelotti është i bazuar në lojtarët me të cilët ka qenë trajner, përpara atyre me të cilët ka punuar në Real Madrid, Bayern Munich, Napoli dhe Everton.

Gianluigi Buffon, Cafu, Paolo Maldini, Andrea Pirlo, Kaka, Ibrahimoviç dhe Andriy Shevchenko janë përfshirë të gjithë, siç është edhe ish-mbrojtësi i Milanit Thiago Silva dhe ish i Juventus, Zinedine Zidane.

Ekipi i Zlatan duket se bazohet në ish-bashkëlojtarët e tij – përfshirë edhe veten si qendërsulmues.

Vetëm Javier Zanetti nga Interi përfshihet në formacionin më të mirë të Mourinho, përkundër Nerazzurri që fituan tripletën nën drejtimin e tij në viti 2010.

Ancelotti: Buffon; Cafu, Thiago Silva, Terry, Maldini; Zidane, Pirlo, Lampard; Kaka; Ibrahimoviç, Shevchenko

Ibrahimovic: Buffon; Maxwell, Nesta, Thiago Silva, Thuram; Vieira, Xavi, Nedved; Messi, Ibrahimovic, Ronaldinho

Mourinho: Cech; Zanetti, Terry, Carvalho, Gallas; Makelele, Lampard, Ozil, Hazard; Drogba, Ronaldo

* XI i Ancelotti nuk përfshin lojtarët e Real Madrid, Bayern Munich, Napoli ose Everton

* Ibrahimovic nuk përfshin lojtarët e Manchester United, LA Galaxy ose Milan (aktual)

* Mourinho nuk përfshin lojtarët e Manchester United ose Tottenham Hotspur.

MEDIAL.mk