“Anëtarët e grupit të Dubait, peshq të mëdhenj të kokainës”, gazetarja: Eldi Dizdari lidhje të afërta me Arbër Çekajn, strumbullar i masakrës në ish-Bllok

“Anëtarët e grupit të Dubait, peshq të mëdhenj të kokainës”, gazetarja: Eldi Dizdari lidhje të afërta me Arbër Çekajn, strumbullar i masakrës në ish-Bllok

Gazetarja Klodiana Lala, në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24”, foli për një sërë ngjarjesh kriminale që kanë tronditur vendin.



Dyuke folur për operacionin “Los Blancos”, Lala u shpreh se anëtarët e Grupit të Dubait janë peshq të mëdhenj të kokainës.

“Operacioni Los Blancos përfshiu 10 shtete. Një pjesë e anëtarëve ishin shqiptarë. Personazhi më interesant në këtë histori është Eldi Dizdari, që ishte lidhur me ish-misin shqiptar. Më pas ai iku dhe për të nuk kishte informacion, deri më 4 tetor, kur ndodhi edhe masakra e Bllokut. Eldi Dizdari u arrestua në Dubai. Policitë e 5 shteteve kanë bllokuar 34 ton kokainë dhe kanë sekuestruar 5 milionë euro. Eldi Dizadari ishte personi kryesor në këtë grup kriminal. Anëtarët e grupit ishin më shumë nga Lezha dhe nga Vlora.

Në kuadër të operacionit “Los Blancos” janë vënë në pranga deri tani 84 persona.  De Raho më ka thënë se “peshqit e mëdhenj” të kokainës, janë njerëz të pushtetshëm dhe kanë shtrirë tentakulat deri në politikën shqiptare. Eldi Dizdari është strumbullari i ngjarjes në Bllok. Ai nuk u prek nga policia shqiptare, sepse mendohet se kishte lidhje me forcat policore. Eldi Dizdari është njeri i afërt me Arbër Cekajn, që u dënua me kapjen e 613 kilogramë kokainë. Besoj se Cekaj ka thënë një gjë të saktë në gjyq, se pas grupit të Dubait qëndrojnë pas edhe peshq të mëdhenj të kokainës, që ndodhen në Shqipëri. Disa anëtar të grupit kriminal qëndrojnë edhe në Rusi, duke mbajtur profil të ulët. Në operacionin “Los Blancos”, policia shqiptare thjesht ka ekzekutuar urdhër-arrestet nga vendet e BE-së, por këta urdhër-arreste janë lëshuar nga vendet e Bashkimit Europian. Këtu kemii të bëjmë me vetëm majën e ajsbergut të trafikut të kokainës ndërkombëtar”, tha gazetarja Lala.

Klodiana Lala foli edhe për ngjarjet e bujshme kriminale në Elbasan, duke thënë se tashmë një i penduar do të tregojë për veprimtarinë kriminale të Erion Alibejt.

“Emiljano Ramazani u ekzekutua, që ishte përfshirë në trafikim të drogërave të forta. Prokuroria kishte zbuluar se ishin dy persona që kishin vëzhguar lëvizjet e Ramazanit, që lëvizjet ishin raportuar tek Erjon Alibej. Më pas u gjet pa jetë edhe Regis Runaj, në varrezat e qytetit, ishte goditur me thikë. Këtë vrasje dyshohet se e ka kryer Euglen Halilaj, ndërsa Xhuljano Hoxha e ka parë gjithë skenën. Erjon Alibej dyshohet se ka paguar për këto vrasje, pasi ka dyshime se këta shtetas ishin përfshirë në vrasjen e vëllait të tij, dy vjet më parë, Endrit Aliibej. Pikërisht Endrit Alibej ishte dënuar për drogë në Holandë. Rrëfimi i t6ë pendruait mund të zbërthejë gjithë ngjarjet me autor Erion Alibej. News 24 e di kush është i penduari, ka rekorde kriminale dhe familja nuk do që emri të bëhet publik. Dëshmia e tij ka detaje dhe është e rëndësishme”, deklaroi Lala.

Më tej, Lala tha se nga rrëfimi i të penduarit, që është person me precedentë të theksuar kriminal e tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë,  mund të kemi të arrestuar ose shtetas të shpallur në kërkim.

“I penduari, bashkëpunëtor i drejtësisë, ka dhënë detaje për disa ngjarje të rënda që kanë tronditur Elbasanin. Sesa do të konfirmohen thëniet e tiij, në këtë drejtim po punon policia dhe prokuroria. Ky person ka dhënë informacione dhe për ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur në Elbasan. Po vëzhgohen disa eksponentë, emrat e së cilëve kanë dalë nga dëshmia e të penduarit. Vrasjet kanë nisur për prishje të pazareve të drogës. Policia tani ka të penduar. Nga rrëfimi i këtij personi mund të kemi të shpallur në kërkim ose të arrestuar.

Erjon Alibej dyshohet se mund të jetë përfshirë në ngjarje të rënda. Grupet kriminale që po përplasen në Elbasan i kanë rrënjët në trafiqet e drogës të ndodhura në vendet e Europës. Kemi disa grupe, por dy janë grupet kryesore, ku një grup po goditet, ndërsa tjetri nuk po goditet shumë, por policia po punon për identifikimin dhe goditjen”, tha gazetarja.

Duke folur për atentatin ndaj Preng Gjinit në Tiranë, gazetarja Lala u shpreh se ngjarja e rëndë mund të parandalohej, nëse policia do të bënte një punë profesionale. Për Lalën, policia pengohet për shkak të lidhjeve me eksponentë kriminale dhe për shkak të ndikimit politik te forcat policore.

“Ngjarjen unë do e klasifikoja sii akt terrorist. Aty u plagosën dy persona, por mund të humbnin jetën persona të pafajshëm. Ministri Sandër Lleshaj pranoi se policia ka dështuar në parandalimin e ngjarjeve. Preng Gjini gati vdiq, njerëz të terrorizuar, fëmijë që terrorizohen, çfarë duhet të ndodhë tjetër? Derisa ministri thotë se policia ka dështuar, çfarë duhet të them unë si gazetare? Policia propagandon se kemi pajisje të fundit. Mund të parandalohej ngjarja, sepse policia e dinte këtë përplasje mes fiseve në Mirditë. Duhet që policia duhet të veprojë e pavarur, duhet të mos ketë lidhje me krimin. Vëllai i Talo Çelës nuk ishte fajtor, kishte vetëm vëllanë kriminel. Jemi afër fushatës dhe kriminelët mund të përdoren në këtë fushatë”, përmbylli gazetarja Lala.