Anëtari i grupit TBA rikthehet në skenën e muzikës me këngë të re

Anëtari i grupit TBA rikthehet në skenën e muzikës me këngë të re
20:58 | 11 Maj 2019

Zbulohet data e lansimit të projektit të ri nga Cyanide.

Cyanide është një nga artistët më të pëlqyer të grupit ‘TBA’, shkruan lajmi.net.

Me këngët si ‘Forcat politike’, ‘Veq edhe niher’ , ‘Ndrriqimi’ Cyanide krijoi vend të veçantë tek publiku që pëlqen muzikën rep-pop.

Përmes një postimi në Instagram faqja zyrtare ‘The Bloody Alboz’ njofton se nesër me datë 12 maj Cyanide do të publikoj këngën e re.

Projekti i fundit i këngëtarit është ‘Jeta e shkurtë’ në bashkëpunim me BimBimma. /Lajmi.net/

TAGS