Angelina Jolie nuk përjashton mundësinë e futjes në politikë

Angelina Jolie nuk përjashton mundësinë e futjes në politikë
Tash esht Koha

Angelina Jolie edhe mund të kandidojë për presidente.

Aktorja Angelina Jolie aktualisht nuk e ka në plan ti futet politikës, mirëpo këtë nuk e përjashton si mundësi, transmeton lajmi.net.

“Kurrë mos thuaj kurrë. Por për momentin nuk do e bëj”, ishte përgjigja e yllit të Holliwoodit kur u pyet për këtë çështje.

Gjatë një interviste për revistën ‘People’ ajo ka treguar se tani për tani në prioritetet e saj të para është humanizmi.

Ajo tha se ndihet shumë e bekuar që puna e saj humanitare e ka ndihmuar që të njoh shumë gra të cilat sot i ka mike të ngushta./Lajmi.net/

Tash esht Koha
TAGS