Angelina Jolie rrezikon të humbasi kujdestarinë e fëmijëve

Angelina Jolie rrezikon të humbasi kujdestarinë e fëmijëve

Të hedhësh një firmë mbi një letër është e thjeshtë, por kur kjo e fundit është mbi një letër divorci, shoqërohet me sa e sa probleme të tjera. Ky është dhe rasti i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, të cilët ndonëse kanë thuajse dy vite të divorcuar ende kanë probleme për të zgjidhur.

Sigurisht që kujdestaria e fëmijëve mbetet çështja kryesore dhe Angelina duket se në mënyrë kategorike refuzon t’i lejojë fëmijët ttë takojnë babain. Kaq ka mjaftuar që çifti të përfundojë sërish në dyert e gjykatës ! Konflikti i tyre duket se veç përkeqësohet e sipas urdhrit të gjykatës lëshuar javën e kaluar, Jolie-s i kërkohet t’iu tregojë fëmijëve të saj se “gjykata ka vendosur që ata të jetojnë me babain e tyre.”

Sipas CNN mosmarrëveshjet e shumta të Jolie me ish bashkëshortin kanë vënë në rrezik kujdestarinë e saj që ka patur ndaj fëmijëve. GJykata në Los Angeles e sheh vendimin e saj si drastic dhe aspak të drejtë për fëmijët, të mos kalojë kohë me babain e tyre.

Për momentin kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të çiftit të njohur e ka Angelina, por duke marrë parasysh që ajo do të jetë shumë e zënë me xhirimet e filmit “Maleficient 2”, Pitt do të ketë më shumë mundësi për të takuar fëmijët e tij dhe madje mund të jetojë me ta për disa kohë.