18 Dhjetor 2018 / 22:30
Ish gjenerali i njësitit special të policisë maqedonase gjatë konfliktit të vitit 2001, Stojançe Angellov, në emisionit 200 në televizionin Alsat sëbashku me ish-komandantin e UÇK-së Abedin Zymberi kanë komentuar raportet mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Angellov gjatë bisedës ka përshkruar luftën e pastërt që ka kryer UÇK-ja në rajonin e Kumanovës.
…. Po flas për ata që janë të vetëdijshëm, nuk duan të vdesin civilë nga asnjëra palë dhe për respekt është se në rajonin e Kumanovës dhe Likovës ku Abedini ishte komandant i policisë ushtarake të UÇK-së, nuk ka asnjë krim lufte, nuk ka civilë të torturuar apo të vrarë. Ky ishte një hap më shumë që të mund të punoj në pajtim me ish komandantin Abedin Zimberi sepse kur ai në luftë e ka humbur gjënë më të shenjtë, kur ka humbur 10 anëtarë të familjes së tij, sado që ka qenë i thyer nga dhimbja dhe mërzia, nuk lejoi që ta mposht urrejtja dhe për këtë konsideroj se persona si ai duhet të jenë të respektuar nga të dyja anët. Unë sinqerisht kam respekt ndaj tij dhe kjo është vërejtur në të gjitha paraqitjet tona. Siç shkrova, ne nuk pajtohemi për shumë gjëra nga e kaluara, por unë e respektoj sidomos si luftëtarë, sepse siç shkrova, luftuan guximshëm, jam dëshmitar, kam marrë pjesë në minimum një betejë të përbashkët në anë të ndryshme ku luftonin guximshëm dhe me sakrificë ndërsa Abedini ka luftuar për diçka në të cilën ai ka besuar, dhe sado që nuk na pëlqen kjo, duhet ta respektojmë, por për dallim nga disa shqiptarë tjetër që janë të fortë vetëm në gojë dhe fjalë, Abedini ka kapur armën dhe ka luftuar guximshëm për kauzën e tij, pa marrë parasysh mendimin tim për këtë kauzë.”- theksoi Angellov.
ALSAT
Loading…